Dritan Idrizi
Dritan Idrizi – Një Zë për Tiranën,
Një Vizion për Shqipërinë
Misioni Vazhdon
#VotoDritanIdrizi #Voto11PSD
RRETH MEJE
Jam lindur dhe rritur në Tiranë, dhe ky qytet nuk është thjesht vendlindja ime – është pjesë e identitetit tim, e prejardhjes time familjare. Si pedagog por dhe si qytetar i perkushtuar, kam qenë një zë i angazhuar për qytetin dhe njerëzit e tij.
Kam dhënë kontributin time modest me ide dhe zgjidhje për sfidat e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Më ndiqni për të mësuar më shumë rreth vizionit tim për një të ardhme në Shqipëri, për Shqipërinë tonë!
Prioritete
Vendosa te kandidoj per deputet sepse mendoj se ka ardhur koha per nje Shqipëri të ndarë nga tranzicioni i stërzgjatur.
Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të rinjtë, për familjet dhe për gjithkënd qe ka vendosur të ndërtoj të ardhmen këtu.
Së bashku do të krijojmë mundësi të vërteta, një ekonomi më të fortë dhe një të ardhme ku njerëzit të ndërtojnë jetën e tyre këtu, në vendin e tyre.
Ky është momenti ynë. Ky është angazhimi im. Unë do të jem zëri juaj!
Vizioni
Unë udhëhiqem nga një grup vlerash dhe besimesh thelbësore që ndikojnë në vendimet dhe veprimet e mia, siç janë:
- Barazia, drejtësia dhe dhembshuria
- Integriteti, ndershmëria dhe besueshmëria
- Inovacioni, përparimi dhe qëndrueshmëria

Kontrata me qytetaret
Ndërsa kandidoj për deputet në zgjedhjet e 11 majit, besoj fort se përgjegjësia jonë e përbashkët është të krijojmë mundësi që fuqizojnë çdo anëtar të komunitetit tonë, pavarësisht prejardhjes apo të ardhurave.
Së bashku, mund të punojmë për politika që sigurojnë paga të drejta, kujdes shëndetësor të aksesueshëm, arsim cilësor dhe kohezion social, solidaritet, trajtim të barabartë dhe zhvillim për të gjithë shoqërinë.
Le të sigurohemi që askush të mos lihet pas dore, teksa ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë.
#VotoDritanIdrizi
PËR TË RINJTË
#politikakombetare🇦🇱
Momenti kur te rinjtë kërkojnë punën e tyre të parë është vendimtar dhe shpesh sfidues. Prandaj, do të krijojmë një atmosferë të vërtetë meritokracie, do të ngremë një sistem karriere funksional pranë shkollave dhe do të ofrojmë politika të veçanta për ata që përfaqësojnë të ardhmen e Shqipërisë.
Në këtë mënyrë, energjia, përpjekjet të rinjve dhe çdo hap përpara do të shpërblehen siç e meritojnë, duke i mundësuar të hedhni themelet e një jete të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Partia SocialDemokrate e Shqiperise
#votodritanidrizi #qarkutiranë #PSD
Plani për Shqipërinë e së Ardhmes #politikakombetare







Misioni ynë për një Shqipëri më të drejtë dhe të begatë! #votoDritanIdrizi #QarkuTiranë📍
✅ Asnjë pension më i ulët se 190 euro – barazim i pensioneve të fshatit me qytetin.
✅ 220 euro ndihmë ekonomike minimale për çdo familje në nevojë.
✅ 400 euro më shumë në vit për çdo familje – ulje çmimesh dhe heqje e taksës mbi karburantin.
✅ Askush nuk do të mbetet pa mjekim dhe trajtim dinjitoz – investime në medikamentet per te semuret me kancer, per kujdesin paliativ dhe pajisje mjekësore.
✅ Mbështetje financiare për fermerët – subvencione, kompensim i TVSH-së dhe çmim minimal për prodhimet.
✅ Mbështetje për të rinjtë dhe arsimin publik. 10% të kuotave te lira ne administratën publike do i dedikohen të rinjve të sapodiplomuar.
✍️ Më 11 maj, voto për një të ardhme më të mirë! ✅ #Voto11 Partia SocialDemokrate e Shqiperise